Shala: Vuçiq dhe Vulin, akterët kryesorë për tensionet në veri
Aleksandër Vuçiq dhe Aleksandër Vulin, janë dy figurat kryesore të shtetit të Serbisë, të cilët, qëllimisht janë duke shkaktuar tensione në veri. I këtij mendimi është eksperti i sigurisë, Drizan Shala, i cili në emisionin “Five”, tha se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës, janë produkt i tyre. Shala theksoi se heqja e barrikadave […]
Aleksandër Vuçiq dhe Aleksandër Vulin, janë dy figurat kryesore të shtetit të Serbisë, të cilët, qëllimisht janë duke shkaktuar tensione në veri.
I këtij mendimi është eksperti i sigurisë, Drizan Shala, i cili në emisionin “Five”, tha se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës, janë produkt i tyre.
Shala theksoi se heqja e barrikadave është në dorën e atyre që i kanë vendosur, duke lënë të nënkuptohet se ato mund të hiqen vetëm me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Vuciq është adresanti kryesor, aty duhet të jepet faktura kryesore për veprim apo mosveprim. Edhe KFOR-i u ka thënë Listës Serbe se barrikadat duhet të largohen nga ata të cilët i kanë vendosur, kanë afat 48 orë, 24 kanë kaluar”, ka thënë ai.
Tutje, ai tha se ndikim të madh te serbët në veri të Kosovës ka edhe Aleksandër Vulin, shef i Shërbimit Informativ të Serbisë.
Ai, sipas Shalës, është protagonsiti kryesor i nxitjes ndëretnike në atë pjesë.
“Ai që po e kryn në aspektin operativ komplet këtë skenë të pengimit të strukturave të Kosovës, për shtrirjen e autoritetit në pjesën veriore, është Aleksandër Vulin, i cili defakto kemi elemente të shërbimit informativ të Serbisë, i cili në disa mandate ka qenë protagonisti kryesor i nxitjes”, ka thënë ai.















