Shala: VV-së nuk i leverdisin zgjedhjet, ndërsa LDK-ja po ndërton identitet ndryshe nga PDK-ja e AAK-ja

Analisti politik, Ibrahim Shala ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës aktualisht janë të fokusuara në analizimin e emrave për president, ndërsa sipas tij, arritja e një figure konsensuale kërkon më shumë kohë dhe punë.

“Këta kanë ngelë te analiza e emrave. Deri sa është te analiza e emrave për të rënë në figurë konsensuale, do pak punë. Nuk është se nuk ka personalitete”, ka deklaruar Shala në emisionin FIVE.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë konstruktive në përpjekjet për gjetjen e një presidenti konsensual, pasi, siç tha ai, kësaj partie nuk i leverdis të shkojë në zgjedhje të reja.

“Nuk është se nuk ka personalitete, pajtohem se ka personalitete, edhe do të jetë konstruktive VV-ja për me gjet presidentin, sepse më së paku i leverdis VV-së me shku në zgjedhje të reja”, u shpreh ai.

Shala ka vlerësuar edhe qasjen e LDK-së, duke thënë se kjo parti po përpiqet të ndërtojë një profil më konstruktiv brenda kampit opozitar përmes angazhimit për zgjidhjen e ngërçit institucional.

“LDK nuk është se po dëmtohet prej kësaj, por përkundrazi, në kuadër të kampit opozitar është duke ndërtuar identitetin e vet shumë konstruktiv për t’i dhënë vendit një president”, tha Shala.

Ai ka vlerësuar se LDK-ja mund të përfitojë politikisht nga kjo situatë, duke marrë meritën për kontributin në konstituimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit.

“LDK-ja po do me marrë një kapital prej këtij rasti me konstruktivitetin e vet dhe me marrë meritën se po ndihmon dhe është kontribuues drejtpërdrejt i konstituimit të institucioneve dhe me postin e presidentit”, deklaroi ai.

Sipas Shalës, qasja e LDK-së po e dallon atë nga partitë e tjera opozitare, PDK-ja dhe AAK-ja, dhe kjo mund t’i sjellë përfitime në aspektin elektoral.

“Me rëndësi është që në kampin opozitar LDK-ja po ndërton identitet ndryshe prej PDK-së dhe AAK-së. Kjo është me rëndësi në udhëheqjen e një partie politike. Do të dalë një parti që do të marrë shumë poenë pozitiv prej elektoratit”, tha Shala.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika