Shaljani: Kosova nuk është shtet patriarkal

Halit Shaljani, ish-hetues dhe avokat, ka theksuar se Kosova nuk është shtet patriarkal, teksa po diskutohet për vrasjen e Liridona Ademajt

Halit Shaljani, ish-hetues dhe avokat, ka theksuar se Kosova nuk është shtet patriarkal.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për vrasjen e Liridona Ademajt, Shaljani ka potencuar se synimi për të përfituar në çfarëdo mënyre e bën të harrojë pjesën tjetër të përgatitjes së veprës.

“Nuk pajtohem në komentin se si sistem patriarkal në Kosovë vriten femrat për shkak të gjinisë. Nuk kemi të bëjmë me një person që mund të jetë i sëmurë. Kosova nuk është shtet patriarkal apo e cila mundohet të fundosë gjininë femërore, sepse institucionet e Kosovës mundohen t’i ofrojnë ndihmat më të mëdha gjinisë femërore”, u shpreh ai.

“Shfaqja e egos së tij pa marrë parasysh qëllimin për përfitimin që e ka, është shfaqur një ego që ka ndikuar edhe te ai në psikiken e tij dhe te përgatitje edhe që ka ardhur deri te veprimi. Synimi i tij për të përfituar diçka materialisht apo në çështje të tjera e harron pjesën tjetër të përgatitjes, është çështja thelbësore e cila ka ardhur deri te një planifikim aq të gjatë dhe amator”, shtoi Shaljani.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika