Shaqiri asiston, Zvicra në epërsi kundër Kamerunit

Zvicra e ka nisur në mënyrë perfekte pjesën e dytë ndaj Kamerunit dhe vazhdon të dominojë në lojë, në duelin e Grupit G të Kupës së Botës

Foto AP

Sulmuesi nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka bërë asistimin e parë me Përfaqësuesen e Zvicrës në kuadër të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Kombëtarja e Zvicrës ka kaluar në epërsi me rezultat 1:0 me golin e Breel Embolos në minutënn e 48’, pas asistimit të yllit nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Gola u shënua nga Breel Embolo, i cili meqë ka lindur në Kamerun, refuzoi të festonte hapjen e rezultatit kundër tyre për Zvicrën.

Shaqiri depërtoi nga e djathta dhe posa u afrua në fundore afër zonës, vendosi të asistojë me të djathtën duke e gjetur saktë Embolon për golin e parë.

Sipas analizimit nga Opta, Shaqiri ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në gjysmën e 24 golave ​​të Zvicrës në katër paraqitjet e fundit në turnetë e mëdha (EUROS + Kupa e Botës), duke shënuar tetë gola dhe duke asistuar katër të tjerë.

Nga paraqitja e tij në vitet (2010, 2014, 2018 dhe 2022), Shaqiri është bërë lojtari i dytë zviceran që bën paraqitje në katër Botërorë të ndryshëm pas Valon Behramit (2006, 2010, 2014 dhe 2018).

Ndeshja ishte tejet e baraspeshuar përgjithësisht, por Kameruni kishte rastet më të rrezikshme.

Përfaqësuesja afrikane pati dy tentime në portë. Kjo është ndeshja e parë e Grupit G, aty ku bëjnë pjesë edhe Brazili e Serbia.

Analizat

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Rënia e prodhimit të makinave po dëmton ekonominë gjermane

Gjermani ishte një vend me ekonominë me performancën më të mirë, por tani thuajse më të keqe të Eurozonës. Gjermania ka qenë një nga ekonomitë...

Stadiumet

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Mediumi amerikan shkruan për “fshatin 8500-vjeçar të zbuluar nën liqenin...

Shkencëtarët kanë gjetur ndoshta një nga komunitetet më të hershme në Evropë të strehuar pas një fortese nën një nga liqenet më të vjetra...

Të fundit nga rubrika