Shaqiri jashtë për disa javë, rikthehen shqetësimet me lëndimet

Kapiteni i FC Basel, Xherdan Shaqiri, do të mungojë për disa javë pas lëndimit të pësuar në stërvitje, ka konfirmuar klubi zviceran.

Baseli bëri të ditur se Shaqiri nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme ndaj FC Sion, ndërsa rikuperimi i tij pritet të zgjasë disa javë.

Përvojë e ngjashme me lëndimet nuk është e re për Shaqirin, i cili gjatë karrierës ka pasur shpesh telashe me probleme muskulore. Megjithatë, pas rikthimit te Baseli, ai kishte arritur të stabilizojë gjendjen fizike dhe kishte munguar shumë pak, duke qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës.

Mungesa e tij pritet të jetë goditje për kampionin në fuqi të Zvicrës, sidomos në një periudhë të rëndësishme të sezonit.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Të fundit nga rubrika