Shasha: Ka keqkuptime, nuk shoh asnjë mundësi kushtëzimi për Kosovën

Drejtori ekzekutiv i Institutit Epik, Demush Shasha, ka deklaruar se sistemi i ETIAS nuk është në funksion deri në vitin e ardhshëm, dhe sipas tij, nuk ka sens që të kushtëzohet Kosova në lidhje me këtë sistem

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha,gjatë intervistës në emisionin FIVE


Drejtori ekzekutiv i Institutit Epik, Demush Shasha, ka komentuar lajmin se “Kosova po kushtëzohet nga procesi i heqjes së vizave si shkak i sistemit ETIAS”, por, sipas tij, kjo nuk është e mundur pasi sistemi në fjalë do të fillojë të funksionojë në nëntor të viti 2023 për të gjitha shtetet.

“Sistemi do të fillojë të aktivizohet nga nëntori i vitit 2023 për të gjitha shtetet në botë, dhe nuk shoh asnjë ndërlidhje në mes sistemit në fjalë dhe bllokimit procesit për vendimmarrjes së liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka deklaruar ai.”, ka deklaruar ai.

Shasha ka thënë se ky sistem gjatë takimit të sotëm të grupit punues për viza në Këshillin Evropian, nga Franca thjesht ka ngritur diskutime që Kosova të fillon përgatitjet, që në nëntor të viti 2023 të jetë gati sikur të gjitha vendet tjera, për tu kyçur në sistemin e ETIAS.

“Mendoj që ka qenë një diskutim dhe që është natyrshme, por jo si kushtëzim, pse të kushtëzohet Kosova gjitha shtetet e kanë për detyrë këtë”, ëshët shprehur ai.

Po ashtu, gjatë intervistës për RTV Duakgjinin, në emisionin FIVE, ai ka thënë se sistemi i ETIAS “nuk është çështje e vullnetit të Kosovës ose të kushtëzimit të Kosovës, sa i përket sistemit të djathtë, se kjo është obligim pra nuk të pyet askush, patjetër, se qytetarët e Kosovës para çdo udhëtimi do të mbushin të dhënat që kërkon aplikacioni ETIAS”.

Sipas tij, nuk ka asnjë lidhje në mes diskutimit për ETIAS dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, “bëhet fjalë për një keqkuptim, pasi qytetarët e Kosovës që do të udhëtojnë në Zonën Shengen, patjetër që do të përdorin sistemin ETIAS, dhe nuk shohë asnjë problem këtu”.

Ndërkaq, ai ka treguar se bëhet fjalë për një sistem të fundit të Bashkimit Evropian, i cili ka për qëllim ruajtjen e kufijve të BE-së, aplikohet për të gjitha shtetet në botë që përfitojnë liberalizimin vizave në Zonën Shengen.

Po ashtu, ai ka treguar se është shumë i thjesht “është sikur një aplikacion që ne përdorim si “e- Banking”, ose për të mbushur telefonin tonë me mbushje elektronike”.

Gjithashtu, ai ka thënë se nëse një person do të udhëtojë në gjermani, përmes atij aplikacioni që ka sistemi në fjalë, do të fus të gjitha dhënat bazike nga emri mbiemri deri te vendi se ku do të qëndrosh.


Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika