ShBA arsyeton veton ndaj Rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gazë

Në mes të kritikave, Shtetet e Bashkuara kanë mbrojtur mbështetjen e tyre të vazhdueshme për operacionin ushtarak të Izraelit në Gazë

Mes kritikave në rritje, Shtetet e Bashkuara mbrojtën dje qëndrimin e tyre për mbështetjen e vazhdueshme të operacionit ushtarak të Izraelit në Gazë, ku Uashingtoni ritheksoi rëndësinë e mbrojtjes së civilëve palestinezë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e cilësoi përparimin e trupave të tij në Gazë si “të fuqishëm dhe të intensifikuar”.

“Synimi është të arrijmë të gjitha objektivat tona – shkatërrimin e Hamasit, kthimin e të gjithë të rrëmbyerve tanë dhe premtimin se Gaza nuk do të jetë më kurrë kërcënim për Izraelin”, tha ai.

Zoti Netanyahu falënderoi Shtetet e Bashkkuara për përdorimin e vetos ndaj një Rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së javën e kaluar, që do të kërkonte një armëpushim të menjëhershëm.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, arsyetoi vendimin në një intervistë për emisionin “Këtë Javë” të rrjetit ABC.

“Me Hamasin gjallë, të paprekur, me qëllimin e deklaruar për ta ripërsëritur sulmin e 7 tetorit, kjo thjesht do ta përjetësonte problemin”, tha zoti Blinken.

Ndërsa, theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe dërgimit të armëve të nevojshme për mbrojtjen e Izraelit, ai e bëri të qartë se ndihma nuk vjen pa kushte.

“Rregullat vlejnë për Izraelin, si për çdo vend tjetër, duke përfshirë mënyrën e përdorimit të dërgesave dhe domosdoshmërinë e respektimit të ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha sekretari Blinken.

Por, ndërsa numri i viktimave civile në Gazë vazhdon të rritet, qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është kritikuar ashpër në Forumin e Dohas, i cili mbahet çdo vit për të diskutuar sfidat botërore.

“Nuk varet vetëm nga Izraeli. Janë ata që u kanë dhënë izralitëve dritën e gjelbër për të vazhduar vrasjen e palestinezëve”, thotë kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh.

“Në Shtetet e Bashkuara patëm një bisedë shumë të hapur me sekretarin Blinken. Të gjithë ne, delegacioni arab dhe mysliman ishim shumë të qartë, përparësitë tona janë të përcaktuara – ndaloni agresionin, lejoni furnizime të mjaftueshme humanitare në gjithë Gazën, siguroni mbrojtjen e civilëve”, thotë Ayman Safadi, ministër i Jashtëm i Jordanisë.

Në forum mori pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antionio Guterres, i cili bëri thirrje për një armëpushim humanitar.

Nga Gjeneva, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi mbi ndikimet e luftës në shëndetin e banorëve të Rripit të Gazës.

“Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz do të mblidhen në zona më të vogla, mbipopullimi, mungesa e ushqimeve, ujit, strehimit dhe kanalizimeve po krijojn kushte për përhajepjen e sëmundjeve”, tha zoti Ghebreyesus.

Ai shtoi se organizata e tij ka dërguar ekipe për mbështetjen e punonjësve shëndetësorë në terren, të cilët tha se janë të rraskapitur fizikisht dhe mendërisht. /VOA

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika