SHBA dërgon Steve Witkoff në Berlin për bisedime paqeje mes Zelenskyn dhe liderët evropianë
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, pritet të udhëtojë drejt Berlinit për të zhvilluar bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe me liderë të tjerë evropianë. Lëvizja vjen pas takimit të së enjtes midis Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz, i cili ftoi zyrtarisht Shtetet e Bashkuara të […]
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, pritet të udhëtojë drejt Berlinit për të zhvilluar bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe me liderë të tjerë evropianë.
Lëvizja vjen pas takimit të së enjtes midis Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz, i cili ftoi zyrtarisht Shtetet e Bashkuara të bashkohen në diskutimet e së hënës në Berlin.
Takimi synon të avancojë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës që nisi pothuajse katër vjet më parë pas pushtimit rus të Ukrainës.
Vendimi i Presidentit amerikan, Donald Trump, për të dërguar Witkoff në Berlin interpretohet si një shenjë e gatishmërisë së Uashingtonit për të ndërmjetësuar dhe për të kapërcyer mosmarrëveshjet e mbetura midis Kievit dhe Moskës lidhur me kushtet e planit të propozuar të paqes.
Të enjten, Trump theksoi se SHBA-të do të dërgonin një përfaqësues në Berlin vetëm nëse ai do të vlerësonte se po bëhej përparim real në negociata.















