ShBA dhe BE mirëpret qëndrimin e Kurtit, VV-ja befasohet me reagimet

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur deklarimin e drejtpërdrejt të kryeministrit Albin Kurti se e pranon planin evropian për dialogun. Ndërkombëtarët thonë se tani diskutimet do të zhvendosen në Bruksel. Mirëpo, këto reagime nuk i kupton Lëvizja Vetëvendosje. Nënkryetari i saj, Glauk Konjufca thotë se ky qëndrim pro planit ka muaj që përsëritet nga kryeministri. Konjufca ka thënë se në këtë fazë, Kosova përballet me dy rreziqe

Miroslav Lajcak

Qëndrimi që kryeministri Albin Kurti mbajti të hënën në takimin me Miroslav Lajçak, i ka pëlqyer emisarit evropian, për dallim nga takimet e mëhershme.

Diplomati sllovak ka thënë se pranimi i planit evropian nga Kurti, hap rrugën që diskutimet të barten në Bruksel.

“Më vjen mirë që edhe Kosova tani e ka pranuar në parim propozimin evropian. Do të vazhdojmë diskutimet në takime të nivelit të lartë”.

Të martën, pas Lajçakut, qëndrimin e Kurtit e ka mirëpritur edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Ai ka thënë se marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme për Kosovën dhe Serbinë.

“SHBA-ja është e inkurajuar dhe mirëpret vendimin e Kosovës që po ashtu ta pranojë në parim propozimin e Bashkimit Evropian dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Hovenier.

Por, arsyen e gjithë kësaj buje për deklarimin e kryeministrit nuk e ka të qartë kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Ai thotë se qëndrimi i Kurtit pro planit është i ditur tash e disa muaj.

Mirëpo, në këtë fazë, sipas Konjufcës, Kosovës i kanosen dy rreziqe.

“Është kompromis sepse nuk e ka njohjen legale, por është njohje ‘de-facto’, pra shtetësia e Kosovës nga Serbia nuk pranohet drejtpërdrejt, por në mënyrë të tërthortë. Kurse rreziku i dytë hiq i lehtë, duket që nuk e ka formën e marrëveshjes përfundimtare dhe pastaj kjo do të jetë taktikë e Serbisë me sekuencu”, ka thënë Konjufca.

Konjufca e ka pranuar se çdo ditë e më shumë, dialogu me Serbinë po lidhet me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kurse, për Asociacioni, ai thotë se duhet të gjendet një formë e re, e cila është në përputhje me Kushtetutën.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika