ShBA-ja e shqetësuar për tensione të mundshme në veri pas ndalimit të dinarit serb
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë ka thënë se shteti që ai përfaqëson është i shqetësuar me zbatimin e rregullores së re të BQK-së, e cila e ndalon dinarin serb. Hovenier, pas takimit me Kurtin, tha se ky vendim duhet të rishqyrtohet për shkak se, sipas tij, mund të sjellë tensione të reja dhe eskalim të […]
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë ka thënë se shteti që ai përfaqëson është i shqetësuar me zbatimin e rregullores së re të BQK-së, e cila e ndalon dinarin serb.
Hovenier, pas takimit me Kurtin, tha se ky vendim duhet të rishqyrtohet për shkak se, sipas tij, mund të sjellë tensione të reja dhe eskalim të situatës në veri të Kosovës.
“S’e di si mund të shmangen të paktën frustrimet nga qytetarët serbë si rezultat i kësaj rregulloreje dhe zbatimit të saj që është sensistive për shqetësimet e tyre. Po ju jap një shembull. Tash mund të jetë një person që është duke marrë një benefit social që është mësuar me një proces, besoj që ai proces është të shkosh në zyrë postare të Serbisë për ta marrë pagesën në kesh. Si e merr ai person tash beneiftin, çfarë procedura janë që ai person ta marrë atë benefit. Ai person i moshuar mund të jetë konfuz… mund të ketë tensione nga njerëzit që ndihen se janë lënë jashtë ndihmave sociale që varen. Askush s’e do një gjë të tillë.Jemi të shqetësuar për qytetarët dhe jetët e tyre”, tha ai para gazetarëve.
Hovenier, po ashtu, theksoi se ShBA-ja është kundër rregullores së re të BQK-së, nëse nuk përgatitet si duhet dhe në mënyrë të plotë.
Sipas tij, kjo rregullore nuk është e menduar si duhet dhe se duhet ende punë për të bërë.















