Qeveria amerikane ka njoftuar se ky objekti fluturues ndodhej në lartësinë 12 kilometra mbi shtetin federal, Alaska dhe përbënte rrezik për sigurinë e trafikut të aviacionit civil. Prandaj presidenti amerikan, Joe Biden ka dhënë urdhrin për të eliminuar.

Nuk ka ende informacione për origjinën dhe qëllimin e lëvizjes së një objekti të tillë.

“Ne nuk e dimë, se kujt i përket një objekt i tillë”, ka thënë drejtori i komunikimit në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, John Kirby në Uashington.

“As nuk e dimë, se çfarë objekti ishte”, ka shtuar Kirby.

Qeveria amerikane shpreson të marrë përgjigje pas mbledhjes së rrënojave, ku pjesë të objektit kanë rënë pas goditjes në akull.

“Ne shpresojmë që mbledhja e rrënojave të ketë sukses dhe të mund të mësojmë më shumë për këtë”.

 “Shumë pyetje të hapura”

 Të shtunën e kaluar, ushtria amerikane kishte qëlluar një balonë kineze të dyshuar për spiunim para brigjeve të shtetit federal të Karolinës Jugore mbi Atlantik.

Qeveria e ShBA-së e akuzon Kinën, se ka dashur me balonën të spiunojë baza ushtarake amerikane. Ky incident i ka shtuar tensionet mes ShBA-së e Kinës.

Në lidhje me objektin fluturues të shfaqur mbi Alaska ka shumë pyetje të hapura. Një objekt i tillë fluturues është parë të enjten në mbrëmje për herë të parë, bëri të ditur, drejtori i komunikimit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Kirby-t.

Sipas të dhënave të deritanishme ky objekt është shumë më i vogël, se balona kineze. Ka gati madhësinë e një automjeti të vogël, sipas Kirby-t. DW