SHBA: Forcat tona janë të gatshme të garantojnë lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit

Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për të gjitha anijet që kalojnë ligjërisht në këtë rrugë ujore ndërkombëtare.

Në një deklaratë, CENTCOM tha se forcat amerikane janë të pozicionuara dhe të gatshme për të garantuar lirinë e lundrimit, pavarësisht, sipas saj, “agresionit, ngacmimeve, kërcënimeve dhe deklaratave arbitrare të pajustifikuara të Iranit”.

“Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjitha anijet që kërkojnë të kalojnë në mënyrë të ligjshme në këtë rrugë ujore ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

CENTCOM shtoi se Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit dhe pretendoi se trafiku detar në këtë korridor strategjik po vazhdon normalisht.

Deklarata vjen mes tensioneve të vazhdueshme mes SHBA-së dhe Iranit lidhur me sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës./TheGuardian

Të fundit nga rubrika