SHBA godet një tjetër anije me drogë, tre të vdekur
Forcat amerikane kanë goditur një anije të dytë të dyshuar për trafik droge në Oqeanin Paqësor, në kuadër të një fushate të zgjeruar të SHBA-së kundër kontrabandës detare. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftoi se tre persona janë vrarë gjatë operacionit të fundit, që ndodhi vetëm një ditë pasi SHBA kishte shkatërruar një tjetër […]
Forcat amerikane kanë goditur një anije të dytë të dyshuar për trafik droge në Oqeanin Paqësor, në kuadër të një fushate të zgjeruar të SHBA-së kundër kontrabandës detare.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftoi se tre persona janë vrarë gjatë operacionit të fundit, që ndodhi vetëm një ditë pasi SHBA kishte shkatërruar një tjetër anije në të njëjtin rajon, duke lënë dy të vdekur.
Sipas Hegseth, të dyja anijet dyshohej se po transportonin drogë përgjatë rrugëve të njohura të trafikimit në ujërat ndërkombëtare të Paqësorit.
“Këto janë sulmet e tetë dhe të nënta kundër anijeve të dyshuara për trafik droge që nga 2 shtatori, por të parat në Oqeanin Paqësor. Deri tani, shumica e goditjeve amerikane janë kryer në Detin e Karaibeve”, tha ai.
“Sot, me urdhër të presidentit Trump, Departamenti i Luftës kreu një tjetër sulm kinetik vdekjeprurës ndaj një anijeje të operuar nga një Organizatë e Caktuar Terroriste. Këto sulme do të vazhdojnë, ditë pas dite. Këta nuk janë thjesht trafikantë droge — këta janë narko-terroristë që sjellin vdekje dhe shkatërrim në qytetet tona”, ka shkruar në një postim në platformën X, Hegseth.
Postimi u shoqërua me një video që tregon një varkë duke marrë flakë pas goditjes nga një bombë amerikane.















