ShBA-ja i dhuron 135 milionë dollarë ndihmë shtesë për Moldavinë

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë të ditur për një ndihmë shtesë prej 135 milionë dollarësh për vendin e Evropës Lindore në luftën kundër dezinformimit rus

Sekretari Antony Blinken me presidenten, Maia Sandu. Foto: AFP

Gjatë një vizite në Moldavi të mërkurën, sekretari i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi një ndihmë shtesë prej 135 milionë dollarësh për vendin e Evropës Lindore në luftën kundër dezinformimit rus dhe forcimin e kapaciteteve energjetike. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, që nga shkurti i vitit 2022, Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Moldavisë 774 milionë dollarë, për të forcuar institucionet dhe për të zmbrapsur përpjekjet ruse për të minuar demokracinë në atë vend.

Ndërsa agresioni rus ndaj Ukrainës ka krijuar sfida serioze për kontinentin evropian, Moldavia me ndihmën e Shteteve të Bashkuara po vazhdon të qëndrojë e fortë, tha presidentja Maia Sandu, gjatë një konference shtypi të mërkurën me kryediplomatin amerikan, Antony Blinken.

“Këtu në Republikën e Moldavisë ia dolëm që të ruanim paqen dhe stabilitetin, pavarësisht nga përpjekjet e shumta për destabilizim”, tha Sandu.

Sekretari Blinken vuri në dukje se që nga shkurti i vitit 2022, Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Moldavisë 774 milionë dollarë për të forcuar institucionet dhe për të zmbrapsur përpjekjet ruse për të minuar angazhimin e Moldavisë drejt demokracisë. Rreth 300 milionë dollarë janë caktuar për sigurinë energjetike.

“Sot po njoftoj se do të punojmë me Kongresin amerikan, për të siguruar një shtesë prej 50 milionë dollarësh për të çuar më tej këto përpjekje, nga reformimi i sektorëve të energjisë dhe bujqësisë deri tek lufta e mëtejshme kundër dezinformimit”, tha kryediplomati amerikan.

Përpjekjet e Moldavisë për t’u shkëputur nga vartësia energjetike ruse, do të mbështeten financiarisht, shtoi zoti Blinken.

“85 milionë dollarë, pjesë e paketës së USAID-it prej 300 milionë dollarësh, do të përdoren për të mbështetur infrastrukturën energjetike. Për të përmirësuar gjëra të tilla si bateritë për ruajtjen e energjisë dhe linjat e transmetimit të tensionit të lartë, për të cilat tashmë kemi caktuar disa fonde”.

Ndërsa Ukraina vazhdon betejën kundër forcave pushtuese ruse në Kharkiv dhe rajone të tjera, sekretari Blinken dhe presidentja Sandu përsëritën mbështetjen e vendeve të tyre për Kievin dhe angazhimin e tyre që agresioni rus të mos vazhdojë pa u ndëshkuar. /VoA

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika