SHBA-ja i dhuron Ukrainës mbi një milion plumba të konfiskuar nga Irani

Shtetet e Bashkuara ia kanë dhuruar Ukrainës rreth 1.1 milion plumba të konfiskuar nga Irani vitin e kaluar. Komanda Qendrore amerikane ka thënë se plumbat iranianë i janë transferuar Ukrainës të hënën

Shtetet e Bashkuara ia kanë dhuruar Ukrainës rreth 1.1 milion plumba të konfiskuar nga Irani vitin e kaluar.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr operacionet në Lindje të Mesme, ka thënë se plumbat janë konfiskuar nga një anije e nisur për në Jemen, në dhjetor.

Aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë paralajmëruar së fundi se fabrikat e tyre të prodhimit janë në luftë me shpejtësinë e përdorimit të municionit nga ana e Ukrainës.

Komanda Qendrore amerikane kanë thënë se plumbat iranianë i janë transferuar Ukrainës të hënën.

Municionet janë bërë pronë e Qeverisë amerikane, sipas një ligji që parasheh se një aset mund të konfiskohet nëse pronari i saj besohet se është përfshirë në aktivitet kriminal.

Në këtë rast, pretendimi është bërë kundër Gardës Revolucionare Islamike, degë e forcave të armatosura iraniane, e cila e mbron qeverinë e shtetit.

Përmes një deklarate, autoritetet amerikane kanë thënë se SHBA-ja është “e përkushtuar të punojë me aleatët dhe partnerët tanë për ta luftuar shpërndarjen e ndihmës vdekjeprurëse iraniane në rajon”.

Irani i mbështet rebelët Huthi në luftën civile të Jemenit, mirëpo transferimi i armëve për këtë grup ndalohet me një rezolutë të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 2015.

Lufta civile në Jemen ka nisur më 2014, kur rebelët Huthi e kanë marrë kontrollin e kryeqytetit Sanaa dhe e kanë rrëzuar qeverinë e shtetit.

Qeveria e rrëzuar njihet ndërkombëtarisht si autoriteti i Jemenit dhe përkrahet nga koalicioni i udhëhequr prej sauditëve në rajon, si dhe nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe./REL

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika