ShBA-ja ia përmend Serbisë sulmin në Banjskë, kërkon të dënohen përgjegjësit
Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e ka dënuar sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Ajo, në Këshill të Sigurimit në OKB, ka thënë se Serbia ende nuk ka marrë ndonjë veprim për t’i dënuar kryesit e këtij krimi që la të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku. “Sa i përket ndaj paqes që vijnë jashtë Kosovës, […]
Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e ka dënuar sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Ajo, në Këshill të Sigurimit në OKB, ka thënë se Serbia ende nuk ka marrë ndonjë veprim për t’i dënuar kryesit e këtij krimi që la të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku.
“Sa i përket ndaj paqes që vijnë jashtë Kosovës, ShBA rithekson dënimin e sulmeve paramilitare serbe ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në shtator të vitit 2023, që ka rezultuar me vdekjen tragjike të një polici të Kosovës. 4 muaj kanë kaluar Serbia ende nuk ka marrë në llogari ata që kanë planifikuar dhe ekzekutuar. Lideri i vetëquajtur i sulmit mbetet në Serbi i lirë. I bëjmë thirrje Serbisë të kërkojë llogari të plotë nga vepruesit, organizatorët e këtij sulmi”, tha ajo.
Tutje ajo tha që Serbia duhet të bashkëpunojë me KFOR-in në mënyrë që këso lloj sulmesh të mos ndodhin më.















