ShBA-ja dërgon sisteme të mbrojtjes kundërajrore në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara do të dërgojë mjete shtesë ushtarake në Lindjen e Mesme, për shkak të druajtjeve se lufta mes Izraelit dhe Hamasit mund të përhapet në tërë rajonin

Sistemi THAAD është i ndërtuar për të rrëzuar raketa balistike me rreze të shkurtra dhe të mesme veprimi pak para se ato të bien në tokë. Foto: DoD (AFP)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) njoftuan të dielën se do të dërgojnë mjete shtesë ushtarake në Lindjen e Mesme, për shkak të druajtjeve se lufta mes Izraelit dhe Hamasit mund të përhapet në tërë rajonin.

Pentagoni ka thënë se do ta çojë sistemin e mbrojtjes kundërajror të njohur si THAAD, bashkë me sistemin raketor tokë-ajër, Patriot, në Lindjen e Mesme.

Sistemi THAAD është i ndërtuar për të rrëzuar raketa balistike me rreze të shkurtra dhe të mesme veprimi pak para se ato të bien në tokë.

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, ka thënë se trupa shtesë janë vënë, po ashtu, në gjendje gatishmërie për t’u zhvendosur në rajon, edhe pse nuk tregoi sa prej tyre.

Izraeli i vazhdoi bombardimet në Gazë edhe të dielën, duke i vrarë rreth 50 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Ushtria e Izraelit ka kryer sulme ajrore edhe në shtetin fqinj, Siri, duke i vrarë dy civilë, sipas mediave shtetërore siriane.

Për më tepër, Izraeli ka thënë se avionët e vet luftarakë i goditën caqet e Hezbollahut në Liban të shtunën dhe se njëri nga ushtarët e vet u godit nga një raketë antitanke gjatë luftimeve përgjatë kufirit ku u vranë gjashtë ushtarë të grupit të mbështetur nga Irani.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, e ka paralajmëruar të shtunën kryeministrin në detyrë të Libanit, Najib Mikati, se libanezët do të prekën nga lufta nëse vendi i tij përfshihet në të.

Izraeli e ka nisur rrethimin e plotë të Gazës dhe bombardimet ndaj saj më 7 tetor, pasi militantët e Hamasit e kaluan kufirin dhe nisën sulmet e tërbuara në jug të Izraelit, duke i vrarë 1 mijë e 400 njerëz, kryesisht civilë.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka thënë të shtunën se së paku 4 mijë e 385 palestinezë janë vrarë, përfshirë qindra fëmijë, si pasojë e bombardimeve hakmarrëse izraelite në territorin e vogël me rreth 2.3 milionë banorë, gjysmë e të cilëve janë detyruar të zhvendosën nga veriu në jug të Gazës. /REL

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika