SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme pas vdekjes së dy ushtarëve amerikanë

Shtetet e Bashkuara nisën një valë tjetër sulmesh ajrore kundër Iranit të shtunën në mbrëmje, duke goditur objektet e tij të mbikëqyrjes bregdetare dhe mbrojtjes ajrore, thanë zyrtarë të ushtrisë amerikane.

Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) njoftoi se forcat amerikane goditën me sukses kapacitetet ushtarake të Iranit, ndërsa mediat shtetërore iraniane raportuan se ishte goditur ishulli Qeshm në Ngushticën e Hormuzit.

Centcom tha gjithashtu se kishte në shënjestër Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), të cilën e fajëson për sulmin që vrau dy ushtarë amerikanë në Jordani të premten. Një tjetër pjesëtar i forcave amerikane vazhdon të rezultojë i zhdukur.

Në përgjigje të sulmeve të fundit, ushtria iraniane deklaroi se kreu sulme me dronë ndaj dy bazave ushtarake amerikane në Kuvajt, sipas mediave shtetërore.

SHBA-ja dhe Irani kanë shtuar ndjeshëm sulmet kundër njëri-tjetrit gjatë ditëve të fundit, ndërsa të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për goditje ndaj infrastrukturës kritike.

Të shtunën, Irani tha se kishte kryer “sulme në shkallë të gjerë me dronë kamikazë” kundër një depoje ushtarake amerikane në Camp Udairi dhe një baze tjetër, Ali Al Salem Air Base, në Kuvajt, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, e lidhur me Gardën Revolucionare.

Sipas Centcom, sulmet amerikane, që shënuan natën e tetë radhazi të operacioneve ushtarake, ishin “projektuar për të dobësuar më tej aftësinë e Iranit për të kërcënuar transportin tregtar detar në Ngushticën e Hormuzit”.

Deklarata shtoi se sulmet synonin “të ndëshkonin me shpejtësi forcat e Gardës Revolucionare Islamike që nisën sulmet kundër ushtarakëve amerikanë në Jordani mbrëmjen e kaluar”.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika