SHBA-ja dhe Nigeria eliminojnë “numrin dy” të ISIS-it

Një lider i lartë i Shtetit Islamik është vrarë gjatë një operacioni të përbashkët mes forcave të Nigerisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i Nigerisë, Bola Tinubu, konfirmoi lajmin përmes një deklarate, duke theksuar se forcat nigeriane, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane, realizuan një operacion të suksesshëm kundër ISIS-it, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Operacioni u bë publik fillimisht nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili e përshkroi Abu-Bilal al-Minukin si “numrin dy të ISIS-it në nivel global”.

Al-Minuki ishte shpallur terrorist global nga Uashingtoni në vitin 2023. Në një postim në Truth Social, Trump deklaroi se misioni i përbashkët në Afrikë ishte “ekzekutuar në mënyrë perfekte” për të eliminuar “terroristin më aktiv në botë”.

Sipas autoriteteve nigeriane, Al-Minuki u vra së bashku me disa nga bashkëpunëtorët e tij gjatë një sulmi në kompleksin e tij në rajonin e Liqenit Çad.

Ushtria e Nigerisë tha se operacioni preciz u mundësua falë partneritetit të fundit mes SHBA-së dhe Nigerisë, si dhe shkëmbimit të inteligjencës.

Zyrtarët ushtarakë deklaruan se ai ishte promovuar në pozitën “Shef i Drejtorisë së Përgjithshme të Shteteve”, duke e bërë një nga figurat më të larta në hierarkinë globale të IS-it. Më herët, ai kishte mbikëqyrur operacionet e lidhura me IS-in në rajonin e Sahelit dhe Afrikën Perëndimore, përfshirë sulme ndaj civilëve dhe komuniteteve minoritare.

Al-Minuki lidhej gjithashtu me rrëmbimin e nxënëseve në Dapchi në vitin 2018, kur më shumë se 100 vajza u morën peng nga grupi militant Boko Haram në verilindje të Nigerisë. Para se t’i betohej besnikëri IS-it në vitin 2015, ai konsiderohej një komandant i lartë i Boko Haram-it.

Trump e cilësoi vdekjen e tij si një goditje të rëndë për rrjetet afrikane dhe globale të IS-it, duke theksuar se kjo do të ndikojë në financimin dhe strukturat komanduese të organizatës terroriste.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika