ShBA-ja e këshillon Kosovën që të themelojë asociacion në mënyrë që të jetë një vend sovran dhe integruar në strukturat euroatlantike

Ambasada amerikane në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, ka reaguar duke thënë se Kosova duhet të themeloj Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, sepse kjo ia hap rrugën vendit për të qenë një shtet sovran dhe i integruar në strukturat euroatlantike.

SHBA po e këshillon Kosovën si aleat i ngushtë i saj thuhet ndër të tjera në reagim.

“Si miku dhe aleati më i ngushtë i Kosovës, ne besojmë se duke punuar për themelimin e ASK-së, Kosova do të realizojë një element kritik të nevojshëm për të ndërtuar të ardhmen e saj të drejtë si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur, i integruar në strukturat euroatlantike”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.

Reagimi i ambasadës amerikane ka ardhur pas prezantimit të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Fondacioni Friedrich Ebert-Stiftung në Prishtinë.

Këtë draft-status e kishte publikuar ditë më parë RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika