SHBA-ja e quan “të pamatur” deklaratën nga Rusia për luftë të tretë botërore

Donald Trump dhe Vladimir Putin

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, Keith Kellogg, ka qortuar të mërkurën një zyrtar të lartë rus për nxitjen e frikës nga Lufta e Tretë Botërore, pasi Trumpi paralajmëroi se presidenti rus, Vladimir Putin “po luante me zjarrin” për Ukrainën.

“Ajo që Vladimir Putini nuk e kupton është se nëse nuk do të isha unë, shumë gjëra vërtet të këqija do të kishin ndodhur tashmë në Rusi, dhe dua të them ‘vërtetë keq’. Ai po luan me zjarrin”, ka shkruar Trumpi në postim të martën.

Zyrtari i lartë rus i sigurisë, Dmitry Medvedev, një ish-president, hodhi menjëherë poshtë kritikat e Trumpit.

“Sa i përket fjalëve të Trumpit për Putinin ‘që po luan me zjarrin’ dhe ‘gjëra vërtet të këqija’ që po i ndodhin Rusisë. Unë di vetëm një gjë vërtetë të keqe – LUFTA E Tretë Botërore. Shpresoj që Trumpi ta kuptojë këtë!”, ka shkruar Medvedev në anglisht në platformën e mediave sociale X.

I dërguari i SHBA-së Kellogg citoi më pas postimin e Medvedevit duke e quajtur atë të pamatur.

“Nxitja e frikës për Luftën e Tretë Botërore është një koment fatkeq, i pamatur… dhe i papërshtatshëm për një fuqi botërore”, ka shkruar  Kellogg në X.

“Presidenti Trump po punon për të ndalur këtë luftë dhe për t’i dhënë fund vrasjeve. Ne presim marrjen e Memorandumit që ju premtuat një javë më parë. Ndalni sulmet tani”, ka shkruar Kellogg. 

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika