SHBA-ja evakuon pjesërisht Ambasadën në Niger

Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendim për evakuim të pjesshëm të Ambasadës amerikane në Niger, pas puçit të javës së kaluar

Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendim për evakuim të pjesshëm të Ambasadës amerikane në Niger, pas puçit të javës së kaluar.

Qindra shtetas të huaj tashmë janë evakuuar nga ky shtet pasi Ambasada e Francës është sulmuar të dielën nga protestuesit.

Lideri i puçit, gjenerali Abdourahamane Tchiani, ka paralajmëruar kundër “çfarëdo ndërhyrjeje në punët e brendshme” të shtetit.

Nigeri është prodhues i madh i uraniumit dhe shtrihet në një rrugë kyçe të migrimit mes Afrikës së Veriut dhe Mesdheut.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka folur të mërkurën me presidentin e rrëzuar Mohamed Bazoum, dhe se SHBA-ja është e përkushtuar për rikthimin e demokracisë në Niger përmes një qeverie të dalë nga zgjedhjet.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se pavarësisht evakuimit të pjesshëm, Ambasada në Niger do të vazhdojë të jetë e hapur.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj njerëzve dhe lidhjeve tona me Nigerin, dhe jemi të angazhuar në nivelin më të lartë diplomatik”, ka thënë ai.

SHBA-ja është dhuruese e madhe e ndihmës humanitare dhe ndihmës në fushën e sigurisë në Niger, dhe ka paralajmëruar paraprakisht se puçi mund të rezultojë me pezullim të të gjithë ndihmës.

Franca që dikur e ka pasur Nigerin koloni, Bashkimi Evropian tashmë e kanë pezulluar gjithë ndihmën për këtë shtet.

Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore, bllok i 15 shteteve të Afrikës Perëndimore, ka vendosur sanksione ndaj këtij shteti, që përfshin bllokimin e të gjitha transaksioneve komerciale me Nigerin dhe ngrirjen e të gjitha aseteve shtetërore në bankën qendrore rajonale./REL

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika