ShBA-ja mirëpret marrëveshjen për targat

Zëdhënësit i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price ka deklaruar se ShBA-ja mirëpret marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e targave. Sipas Departamentit të Shtetit, kjo marrëveshje ndikon "për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve"

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price





Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”.

Përmes një postimi në Twitter, zëdhënësit i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka deklaruar se e përgëzojnë marrëveshjen e të dy vendeve “për t’u përqendruar plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, të cilin Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë si “rrugën më e mirë për të çuar përpara të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Kosovës”.

Në deklaratën e Price, mirëpritet “vendimi i palëve për të vënë interesat e të gjithë qytetarëve të tyre në krye të vendimmarrjes dhe që të ndërmarrin hapa për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të tyre. Të dyja palët bënë një hap gjigant përpara sot, me lehtësimin e BE-së, drejt garantimit të paqes dhe qëndrueshmërisë në të gjithë rajonin”.

ShBA, thuhet më tej, përshëndesin negociatat konstruktive dhe inkurajojnë përparimin e mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Po ashtu edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar Ambasadën amerikane në Kosovë për angazhimin e saj në arritjen e marrëveshjes për targat ilegale serbe.

ShBA-ja ka qenë më këmbëngulëse nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës për arritjen e marrëveshjes, përkatësisht për shtyrjen e masave ndëshkuese për serbët e Kosovës me targa ilegale serbe.

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika