SHBA-ja ndan një fond për ruajtjen e zonës arkeologjike të Dresnikut
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka ndarë një fond për Ministrinë e Kulturës së Kosovës. Fondi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ndarë për ruajtjen e zonës arkeologjike të Dresnikut. “Kënaqësi për të mbështetur ruajtjen e zonës arkeologjike të Dresnikut përmes Grantit të Fondit të Departamentit të Shtetit për […]
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka ndarë një fond për Ministrinë e Kulturës së Kosovës.
Fondi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ndarë për ruajtjen e zonës arkeologjike të Dresnikut.
“Kënaqësi për të mbështetur ruajtjen e zonës arkeologjike të Dresnikut përmes Grantit të Fondit të Departamentit të Shtetit për Ruajtjen e Kulturës”, ka thënë Hovenier.
Kryediplomati amerikan ka përfunduar duke thënë se ky fond vjen si një demonstrim për të treguar vlerësimin e SHBA-së për trashëgiminë multikulturore dhe popullin e Kosovës.
Pleased to support the preservation of the Dresnik Archeological Site through a @StateDept Ambassador’s Fund for Cultural Preservation grant, demonstrating U.S. appreciation for Kosovo’s multicultural heritage and people. #AFCP pic.twitter.com/gaG4mB6qtQ
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) September 26, 2023















