ShBA-ja përfshihet nga stuhi vdekjeprurëse

Një stuhi e acartë ka lënë afro tetë persona të vdekur në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Stuhia në ShBA

Një stuhi e acartë ka lënë të paktën tetë persona të vdekur në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka lënë mbi 500,000 njerëz pa energji elektrike në Teksas, Arkansas, Tenesi dhe Misisipi.

Stuhia ka detyruar linjat ajrore amerikane të anulojnë mijëra fluturime, me mbi 700 anulime vetëm të enjten, duke prekur më së shumti aeroportet në Dallas dhe Austin.

Ekuipazhet e urgjencës në Teksas u janë përgjigjur qindra thirrjeve për përplasje të makinave, disa prej të cilave kanë qenë fatale. Departamentet lokale të policisë u kanë kërkuar shoferëve të ngasin me kujdes në rrugët e akullta.

Shërbimet meteorologjike kanë paralajmëruar se udhëtimi rrugor mbetet i rrezikshëm në rajonin nga Teksasi në Tenesi dhe se dëmtimi i pemëve dhe ndërprerjet e mëtejshme të energjisë janë të mundshme përpara se akulli të fillojë të shkrihet.

Një stuhi dimri pritet të godasë edhe verilindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, stuhia e ftohtë mund të shkaktojë ngrirje në vetëm dhjetë minuta.

Banorët nga Pensilvania në Maine janë këshilluar të kufizojnë kohën e tyre jashtë shtëpive, nga e premtja deri të shtunën.

Bostoni është nën një emergjencë të të ftohtit dhe banorëve u është kërkuar të marrin masa paraprake.

Qytetet e mëdha si qyteti i Nju Jorkut pritet të përjetojnë temperatura të ulëta deri të shtunën, por parashikohet të rimëkëmben deri në fundjavë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika