SHBA-ja përkujton viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001

Në përvjetorin e 23-të të sulmeve të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara kanë përkujtuar rreth 3 mijë viktima

Në Shtetet e Bashkuara po përkujtohen të martën rreth 3 mijë viktimat, pasojë e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Ky përvjetor i 23-të shënohet ndërsa vendi ndodhet në fushatë presidenciale.

Presidenti Joe Biden, nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Donald Trump qëndruan krah njeri-tjetrit në ceremoninë që u mbajt në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork.

Në vitin 2008, në ditën që përkujtoi viktimat e sulmeve me avionë të rrëmbyer, senatorët e atëhershëm dhe rivalët e fushatës presidencialë, John McCain dhe Barack Obama, bënë një përpjekje të dukshme për të lënë mënjanë politikën.

Ata vizituan së bashku vendin ku ngriheshin dikur dy kullat e larta binjake të Qendrës Tregtare Botërore, duke vendosur lule për nder të viktimave.

Pavarësisht nga kalendari i fushatës, organizatorët e ceremonive me rastin e 11 shtatorit, prej kohësh janë përpjekur të përqëndrohen tek viktimat.

Për vite të tëra, politikanët kanë qenë vetëm vëzhgues në këto ceremoni, ku të afërmit e viktimave lexojnë me zë të lartë emrat e atyre që humbën jetën.

Ju jeni rreth njerëzve që ndihen të pikëlluar, e krenarë njëkohësisht – kjo ditë është për këtë gjë, nuk është politike”, tha Melissa Tarasiewicz, që humbi babanë e saj më 11 shtator, Allan Tarasiewicz, i cili punonte si zjarrëfikës në Nju Jork.

Krahas Nju Jork, ceremoni u zhvilluan edhe në Pensilvani e në Pentagon, tre vendet ku u rrëzuan avionët e marrë peng nga operativë të Al-Kaidës.

Zyrtarët amerikanë kanë arritur në përfundimin se avioni që u rrëzua pranë zonës rulare Shanksville të Pensilvanisë më 11 shtator të 2001, ishte nisur drejt Uashingtonit. Ai u rrëzua pasi anëtarët e ekuipazhit dhe pasagjerët, u përplasën me rrëmbyesit në një përpjekje për të marrë kontrollin e avionit.

Sulmi terrorist ndryshoi gjithashtu politikën e jashtme amerikane, praktikat e sigurisë së brendshme dhe mendësinë e shumë amerikanëve që nuk ishin ndjerë më parë të pasigurt ndaj sulmeve nga ekstremistë të huaj.

Efektet u përhapën në mbarë botën dhe brez pas brezi, ndërsa SHBA u përgjigj duke udhëhequr luftën globale kundër terrorizmit./Zëri i Amerikës

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika