Përveç nisjes së një vale të re sulmesh, Shtetet e Bashkuara kanë revokuar edhe autorizimin e përkohshëm që lejonte shitjen e naftës iraniane.
Departamenti i Thesarit i SHBA-së kishte pezulluar sanksionet ndaj naftës iraniane pasi SHBA-ja dhe Irani nënshkruan një memorandum mirëkuptimi muajin e kaluar për t’i dhënë fund luftës, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Heqja e sanksioneve, të cilat kishin qenë në fuqi prej dekadash, lejonte eksportin e naftës bruto iraniane, si dhe të produkteve petrokimike dhe derivateve të naftës deri më 21 gusht.
Dokumentet e publikuara të martën nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së konfirmojnë se këto kufizime tani janë rikthyer.
Në një deklaratë të dhënë këtë mëngjes, kryenegociatori iranian, Mohammad Ghalibaf, tha se SHBA-ja ka kryer “shkelje të rënda” të memorandumit të mirëkuptimit duke “rikthyer sanksionet ndaj naftës”.
Ministria e Jashtme e Iranit deklaroi se ky veprim e bën memorandumin e mirëkuptimit “të pavlefshëm”.
Tensionet përshkallëzohen në Lindjen e Mesme, SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme