ShBA-ja sanksionon kolonë izraelitë për dhunën ndaj palestinezëve

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj tre kolonëve ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor

Përkeshjet mes forcave izraelite dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor në nëntor të vitit 2023. Foto: AFP

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj tre kolonëve ekstremistë izraelitë në Bregun e pushtuar Perëndimor të cilët akuzohen se kanë sulmuar palestinezët dhe u kanë bërë presion që të largohen nga toka e tyre.

Dy ferma, që udhëhiqen nga kolonët izraelitë po ashtu janë sanksionuar. Ky vendim i SHBA-së ka të ngjarë që të rrisë edhe më shumë tensionet mes Uashingtonit dhe Izraelit lidhur me luftën në Gazë.

Që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – është rritur dhuna e kolonëve në Bregun Perëndimor.

“Sot, po ndërmarrim veprime të mëtejme për të promovuar llogaridhënie për ata që ushtrojnë dhunë dhe shkaktojnë trazira në Bregun Perëndimor”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Thesarit, tre individët e sanksionuar u identifikuan si Zvi Bar Yosef, Neriya Ben Pazi dhe Moshe Sharvit. Ata u përshkruan si izraelitë në fillim të të 30-tave, të cilët jetojnë në Bregun Perëndimor.

Thesari po ashtu sanksionoi dy ferma bujqësore që udhëhiqen nga kolonët. anksionet nënkuptojnë ngrirjen e aseteve të lidhura me individët dhe entitetet e sanksionuara.

Autoriteti Palestinez ka thënë se të paktën 430 persona janë vrarë nga forcat izraelite apo nga kolonët izraelitë, që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Izraeli u kundërpërgjigj me fushatë ushtarake në Gazë që deri më tani ka lënë të vrarë mbi 31.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

Miller, gjatë një konferenca për media, i ka bërë thirrje Izraelit që të bëjë më shumë për të parandaluar sulmet e dhunshme ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Aktualisht, nëntë persona janë sanksionuar në bazë të urdhrit ekzekutiv të administratës amerikane që shënjestron kolonët në Bregun Perëndimor. /REL

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika