Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot, më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë, duke përkujtuar miratimin e Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776, dokument që shënoi lindjen e shtetit amerikan.
Këtë vit, festimet kanë një rëndësi të veçantë, pasi SHBA-ja kremton 250-vjetorin e pavarësisë së saj, njofton Dukagjini.
Në SHBA janë organizuar ceremoni shtetërore, parada, koncerte, aktivitete kulturore dhe shfaqje madhështore me fishekzjarre, ku pritet të marrin pjesë miliona qytetarë.
Më 4 korrik 1776, 13 kolonitë amerikane shpallën shkëputjen nga Britania e Madhe, duke hedhur themelet e një shteti të pavarur, të bazuar në parimet e lirisë, barazisë dhe vetëqeverisjes.
Dita e Pavarësisë konsiderohet një nga festat më të rëndësishme kombëtare në SHBA dhe simbolizon vlerat mbi të cilat u ndërtua vendi.
Me këtë rast, në Uashington dhe qytete të tjera zhvillohen aktivitete zyrtare, ndërsa liderë nga e gjithë bota dërgojnë mesazhe urimi për popullin amerikan.