SHBA-ja thotë se Irani ka sulmuar një cisternë me lëndë kimike afër Indisë

Një dron i lëshuar nga Irani ka goditur një cisternë me lëndë kimike në Oqeanin Indian

Një dron i lëshuar nga Irani ka goditur një cisternë me lëndë kimike në Oqeanin Indian mëngjesin e së shtunës, tha Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

“Anija motorike, CHEM PLUTO, me flamur të Liberisë, në pronësi japoneze dhe e operuar nga Holanda, u godit rreth orës 10:00, sipas kohës lokale, në Oqeanin Indian, 200 milje detare nga brigjet e Indisë, nga një sulm me dron i kryer nga Irani”, tha një zëdhënës i Pentagonit për agjencinë Reuters.

Incidenti vë në pah tensionet e përshkallëzuara rajonale dhe një rrezik të ri për linjat detare pas sulmit të 7 tetorit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – ndaj Izraelit, gjë që ka nxitur luftën.

Qeveria iraniane, por edhe forcat militante aleate të saj në Jemen, publikisht kanë kritikuar operacionin ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës.

Si pasojë e sulmit fillestar të Hamasit, në Izrael janë vrarë 1.200 persona, ndërkaq nga luftimet në Gazë janë vrarë mbi 20.000 palestinezë.

Nuk është raportuar për viktima si pasojë e sulmit me dron dhe zjarri i shkaktuar në cisternë është shuar menjëherë.

Irani ende nuk ka reaguar për këtë ngjarje./REL

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika