SHBA-ja thotë se ka rënë dakord të tërhiqen pas shkëmbimit të sulmeve me Iranin

SHBA dhe Irani kanë arritur një marrëveshje për të “ulë tensionet” pas disa ditëve me shkëmbime sulmesh, raportojnë mediat ndërkombëtare duke cituar një zyrtar amerikan.

Sipas CBS News, zyrtari amerikan ka konfirmuar se të dyja palët kanë pranuar të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm, ndërsa lëvizja e anijeve në Ngushticën e Hormuzit tashmë pritet të zhvillohet “lirshëm”. Po ashtu, pritet që të vazhdojnë bisedimet për një marrëveshje më të gjerë që synon përfundimin e konfliktit.

Irani ende nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj këtyre pretendimeve.

Tensionet u përshkallëzuan sërish pas 17 qershorit, kur u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi mes SHBA-së dhe Iranit, i cili parashihte ndalimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake. Megjithatë, marrëveshja u vu në pikëpyetje pas sulmeve të reja në Ngushticën e Hormuzit.

Në ditët e fundit, një anije mallrash u godit nga një predhë iraniane, ndërsa SHBA u përgjigj me sulme ndaj objektivave në Iran, të cilat sipas Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM) ishin kundër “agresionit të vazhdueshëm ndaj transportit tregtar”.

Irani më pas kreu sulme ndaj bazave amerikane në Kuvajt dhe Bahrein, por SHBA deklaron se ato nuk shkaktuan dëme apo viktima, raporton BBC.

Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më strategjike për transportin e naftës dhe gazit në botë, mbetet në qendër të tensioneve, pasi kishte qenë më herët e bllokuar pas përplasjeve mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Ndërkohë, zhvillime të reja janë raportuar edhe në Liban, ku një marrëveshje kuadër mes Izraelit dhe Libanit për paqe afatgjatë po përballet me rezistencë nga Hezbollahu. Grupi militant ka refuzuar marrëveshjen, duke e cilësuar si shkelje të sovranitetit të Libanit.

Në këtë kontekst, ushtria izraelite ka njoftuar se ka goditur një tunel 200 metra të gjatë në jug të Libanit, të përdorur nga Hezbollahu për armë, ndërsa SHBA është informuar paraprakisht për operacionin.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika