SHBA-ja u kërkon vendeve të Gjirit të zgjedhin mes Izraelit dhe Iranit

Flamuri amerikan i vendosur në ndërtesën e Kongresit amerikan. Fotografi nga arkivi.

Ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, u bëri thirrje shteteve arabe të Gjirit që të “zgjedhin një anë” mes Izraelit dhe Iranit, duke thënë se lufta ka treguar përfitimet e normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin.

“Zgjidhni një anë. Cilën anë do të zgjidhni? Shtetet e Gjirit tani e kanë kuptuar se do të duhet të bëjnë një zgjedhje. Kush ka më shumë gjasa t’ju sulmojë: Irani apo Izraeli? Dhe mendoj se ata mund të shohin përreth dhe të thonë: Izraeli na ndihmoi. Irani na sulmoi”, deklaroi ai të martën në një konferencë në Tel Aviv.

Ai shtoi se “mësimi” nga lufta është se Izraeli nuk është armiku natyror i vendeve arabe të Gjirit, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

“Izraeli nuk synon t’ju shkatërrojë. Izraeli nuk po përpiqet të marrë tokën tuaj. Nuk po dërgon raketa në territoret tuaja civile. Kush po e bën këtë? Irani.”

I dërguari amerikan më pas lavdëroi Emiratet e Bashkuara Arabe, duke thënë se Emiratet janë një ‘shembull’ se si një vend mund të përfitojë nga Izraeli në kohë nevoje.

“Izraeli sapo u dërgoi atyre sisteme të mbrojtjes ajrore “Iron Dome” dhe personel për t’i ndihmuar në përdorimin e tyre,” tha Huckabee.

CNN kishte raportuar më herët se Izraeli kishte vendosur fshehurazi një sistem të mbrojtjes ajrore “Iron Dome” dhe dhjetëra ushtarë në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë luftës me Iranin, sipas një burimi izraelit të njohur me çështjen.

Raketat dhe dronët iranianë kishin në shënjestër të gjashtë shtetet e Gjirit gjatë luftës teksa Emiratet e Bashkuara Arabe ishin ndër vendet më të goditura.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika