SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se kanë vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, pas një video-konference që pati presidenti amerikan, Joe Biden, me liderët e G7-ës dhe me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky

Ilustrim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar për sanksionet e reja që po i ndërmerr për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Biden bashkë me udhëheqësit të vendeve të G7-ës, janë takuar virtualisht me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky të dielën, me të cilin kanë diskutuar veprimet e mëtejshme që SHBA-ja dhe aleatët e saj po ndërmarrin kundër Rusisë.

Të njëjtat përfshijnë sanksione kundër tri kanaleve më të mëdha televizive ruse, dhe një angazhim nga çdo anëtar i G7-ës për të hequr gradualisht importet e naftës ruse.

Kështu ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i administratës së SHBA-së.

“Ky është tashmë një dështim për Putinin dhe ne do të vazhdojmë të nderojmë luftimet e guximshme që po zhvillohen nga populli ukrainas dhe të dëgjojmë presidentin Zelensky dhe të angazhohemi për të qëndruar në një vijë”, ka thënë zyrtari i lartë para mediave, shkruan CNN.

ShBA zbulon raundin e radhës të sanksioneve ndaj Rusisë - Nacionale - Nacionale

Sipas tij, derisa liderët “do të bëjnë një bilanc se ku jemi”, thirrja do të theksojë se si presidenti rus, vladimir Putin, po “çnderon” sakrificat e bëra nga qytetarët rusë sovjetikë, miliona prej të cilëve sakrifikuan jetën e tyre për të mposhtur fashizmin gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Putini po i çnderon ato sakrifica duke përhapur gënjeshtrat e tij, dezinformimin e tij për barbarizmin që po kryen në Ukrainë. Është me të vërtetë një shans për të thënë të vërtetën dhe për të demonstruar unitetin tonë të vazhdueshëm”, ka shtuar ai.

Këto sanksione do të ndërpresin mediat e kontrolluara nga Kremlini nga reklamuesit amerikanë dhe teknologjia e prodhimit, do të ndalojnë Rusinë të përdorë shërbimet e ofruara nga SHBA-ja si menaxhmenti ose konsulenca dhe kontabiliteti i korporatave, si dhe do të vendosin kontrolle të reja të eksportit kundër Rusisë.

Sipas këtij njoftimi po ashtu, përfshihen rreth dy mijë e 600 kufizime të vizave për zyrtarët rusë dhe bjellorusë, dhe sanksionet e para kundër drejtuesve të Gazprombank – institucioni përmes të cilit shumica e Evropës blen gazin rus.

“Veprimet e sotme janë vazhdimësi e largimit sistematik dhe metodik të Rusisë nga sistemi financiar dhe ekonomik global. Dhe mesazhi është se nuk do të ketë asnjë strehë të sigurt për ekonominë ruse nëse pushtimi i Putinit vazhdon”, u tha gazetarëve zyrtari i lartë i administratës.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe presidenti i Rusisë-Vladimir Putin

“Ky nuk është një bllokim i plotë. Ne nuk do të ngrijmë asetet e Gazprombank, ajo që ne po sinjalizojmë është se Gazprombank nuk është një strehë e sigurt dhe kështu po sanksionojmë disa nga drejtuesit kryesorë të biznesit të tyre”, ka shtuar ai.

Tetë drejtues nga Sberbank, e cila mban një të tretën e aseteve bankare të Rusisë, u shtuan në listën e sanksioneve, raporton Reuters.

Në këtë listë është shtuar edhe Banka Industriale e Moskës dhe 10 filialet e saj.

 

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika