SHBA kërkon armëpushim 30-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës
Emisari i SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg, ka deklaruar se hapi i parë drejt paqes duhet të jetë një armëpushim i pakushtëzuar për 30 ditë mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas tij, vetëm pas këtij armëpushimi mund të nisin bisedimet gjithëpërfshirëse për paqe. Kellogg i bëri këto komente në platformën “X”, duke përmendur edhe mbështetjen e […]
Emisari i SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg, ka deklaruar se hapi i parë drejt paqes duhet të jetë një armëpushim i pakushtëzuar për 30 ditë mes Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas tij, vetëm pas këtij armëpushimi mund të nisin bisedimet gjithëpërfshirëse për paqe.
Kellogg i bëri këto komente në platformën “X”, duke përmendur edhe mbështetjen e kryeministrit të Zelandës së Re, Christopher Luxon, për këtë propozim.
“Edhe kryeministri i Zelandës së Re e kupton këtë. Siç e ka thënë vazhdimisht presidenti Trump: ndaloni vrasjet! Së pari një armëpushim 30-ditor i pakushtëzuar dhe, gjatë tij, të zhvillohen diskutime gjithëpërfshirëse për paqe. Jo anasjelltas”, shkroi Kellogg.
Ndërkohë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka refuzuar idenë e armëpushimit 30-ditor, por ka propozuar që më 15 maj të mbahen bisedime direkte me Ukrainën në Stamboll për të arritur një marrëveshje paqeje.
Për këtë propozim të Putinit ka reaguar edhe kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili tha se oferta e Rusisë për bisedime është “larg nga të qenit e mjaftueshme”.
Ai u shpreh se megjithëse gatishmëria e Moskës për të biseduar është një shenjë pozitive, Evropa pret që Rusia të pranojë fillimisht një armëpushim.
“Së pari armët duhet të heshtin, pastaj të fillojnë bisedimet”, shkroi Merz në platformën “X”.















