SHBA kërkon heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri: Të merren masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzim të situatës

Ambasada amerikane në Prishtinë dhe Beograd në një deklaratë të përbashkët kanë bërë thirrje që të largohen menjëherë postblloqet e paligjshme, duke kërkuar të merren masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzimin e situatës dhe të përmbahen nga aktet provokuese





Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës.

Në një deklaratë të përbashkët të ambasadave të SHBA-ve në Kosovë dhe Serbi, thuhet se “ata që ngritën postblloqe të paligjshme duhet t’i çmontojnë ato menjëherë”.

“E kuptojmë se autoritetet kosovare kanë arrestuar një individ të dyshuar për përfshirje në një sulm të dhunshëm ndaj autoriteteve kosovare të zbatimit të ligjit dhe komisionit zgjedhor. Ky arrestim po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve si dhe kërcënime dhe frikësime ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu në këtë deklaratë theksohet se SHBa-të presin që t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit.

“Ne shprehim vlerësimin dhe mbështetjen tonë të plotë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) për përpjekjet e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX). Dënojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare”, thuhet më tutje në deklaratë.

SHBA-të kanë bërë thirrje që të ushtrohet përmbajtje maksimale, të merren masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzimin e situatës dhe të përmbahen nga aktet provokuese.

“Ne i nxisim palët të punojnë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet shqetësuese”.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika