SHBA kërkon nga Serbia t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

Sot janë bërë 25 vjet nga vrasja e vëllezërve, Ylli, Agron e Mehmet Bytyqi, tre vëllezërit ishin arrestuar nga shteti serb në fund të qershorit të vitit 1999, pasi kishin kaluar gabimisht kufirin teksa po përcillnin një familje rome nga Prizreni drejt Serbisë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, i ka bërë thirrje Serbisë që ta përfundojë hetimin dhe t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tre vëllezërve

Sot janë bërë 25 vjet nga vrasja e vëllezërve, Ylli, Agron e Mehmet Bytyqi.

Në 25-vjetorin e vrasjes së vëllezërve, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, i ka kujtuar ata, ku përmes një postimi në “X”, ai është shprehur se autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë ende.

Miller i ka bërë thirrje Serbisë që ta përfundojë hetimin dhe t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tre vëllezërve, Ylli, Agron e Mehmet Bytyqi.

“25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vranë në paraburgimin e policisë serbe. Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë. Ne i bëjmë thirrje Serbisë sërish që të përfundojë hetimin e saj dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tyre,” shkruan Miller në X.

 

Ndryshe, trë vëllezërit ishin arrestuar nga shteti serb në fund të qershorit të vitit 1999, pasi kishin kaluar gabimisht kufirin teksa po përcillnin një familje rome nga Prizreni drejt Serbisë.

Gjatë paraburgimit, ata u zhdukën e më pas trupat e tyre u gjetën më vonë në një bazë në Petrovo Selo në Serbinë Lindore.

Vëllezërit Bytyqi kanë qenë shtetas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku SHBA-ja ka akuzuar në vazhdimësi Serbinë se ata ishin ekzekutuar, qëlluar në kokë me duart e lidhura pas shpine.

8 korriku 1999 kujtohet si dita e vrasjes së tyre.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika