ShBA kërkon reforma politike nga Qeveria e re palestineze

Përmes një deklarate, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha se ShBA-ja mirëpret bashkëpunimin me grupin e ri të ministrave “për kryerjen e reformave të besueshme”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë mirëpritur formimin e Qeverisë së re palestineze, duke sinjalizuar se pranon përbërjen e ndryshuar të kabinetit si një hap drejt reformës politike palestineze.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, bëri thirrje për “rigjallërimin” e Autoritetit Palestinez, me seli në Bregun e pushtuar Perëndimor, me shpresën se ky Autoritet mund të administrojë edhe me Rripin e Gazës kur të përfundojë lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Lufta ka shpërthyer gati gjashtë muaj më parë dhe u nxit nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor.

Përmes një deklarate, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha se ShBA-ja mirëpret bashkëpunimin me grupin e ri të ministrave “për kryerjen e reformave të besueshme”, raporton AP.

“Një Autoritet Palestinez i rigjallëruar në esencë do të sillte rezultate për popullin palestinez si në Bregun Perëndimor ashtu edhe në Gazë dhe do të vendoste kushtet për stabilitet në rajonin më të gjerë”, tha Miller.

Autoriteti Palestinez administron pjesë të Bregut të pushtuar Perëndimor nga Izraeli. Ai udhëhiqet nga presidenti Mahmoud Abbas, i cili nuk është përballur me zgjedhje në pothuajse dy dekada.

SHBA-ja e sheh Autoritetin Palestinez si pjesë kyçe e planeve të saj për Gazën e pasluftës. Por, Autoriteti ka pak mbështetje popullore apo legjitimitet në mesin e palestinezëve, dhe shumë prej tyre e shohin si nënkontraktor të pushtimit për shkak të bashkëpunimit të sigurisë që ka me Izraelin në Bregun Perëndimor.

Më herët gjatë muajit, Abbas emëroi Mohammad Mustafa, ekonomist i shkolluar në SHBA, në postin e kryeministrit. Të enjten, Mustafa paraqiti përbërjen e kabinetit qeverisës. Aty përfshihen kryesisht autokratë të panjohur, por po ashtu ministri i Brendshëm dhe disa anëtarë të tjerë të lëvizjes Fatah të Abbasit bëjnë pjesë në Qeveri. Po ashtu, disa ministra janë nga Gaza, por nuk është e qartë nëse ata po jetojnë ende në enklavën palestineze.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika