SHBA konfirmon sulmin ndaj një anijeje të tretë në Gjirin e Omanit

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se kanë kryer sulm ndaj anijes me flamur të Guine-Bissau, “Jalveer”, në Gjirin e Omanit.

Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) tha se anija ka shkelur bllokadën duke tentuar të transportojë naftë iraniane përmes këtij korridori detar strategjik.

Ky është sulmi i tretë ndaj anijeve në rajon brenda kësaj jave, pas goditjeve ndaj “Marivex” dhe “Settebello”, sipas CENTCOM.

Ndërkohë, guvernatori i Sirik, i cituar nga agjencia iraniane Mehr, tha se një anije mallrash iraniane që transportonte “mallra esenciale” është goditur gjithashtu në Gjirin e Omanit.

Sipas tij, pesë anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar pasi një predhë goditi anijen, e cila dyshohet se ishte nisur nga qyteti Khasab në Oman drejt Sirikut në Iran.

Anija e tretë cisternë goditet pranë Omanit, pas sulmit amerikan ku u vranë tre marinarë indianë

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika