SHBA: Negociatat mes Izraelit dhe Libanit do të vazhdojnë së shpejti në Uashington

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se bisedimet mes Izraelit dhe Libanit pritet të vazhdojnë së shpejti në Uashington, pavarësisht përshkallëzimit të vazhdueshëm të tensioneve mes dy vendeve.

Ambasadori amerikan në Bejrut, Michel Issa, tha se raundi i fundit i negociatave më 3 qershor kishte çuar në rinovimin e një armëpushimi, por sulmet në terren kanë vazhduar.

Pas një takimi me presidentin e Libanit, Joseph Aoun, Issa deklaroi se bisedimet do të vazhdojnë dhe se procesi diplomatik është “në rrugën e duhur”.

“Ne kemi arritur në një pikë pa kthim – akulli është thyer – dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë Libanin të dalë nga kriza,” tha ai për mediat.

Presidenti Aoun, nga ana tjetër, është shprehur për CNN se diskutimet me Izraelin po fokusohen në arritjen e një pakti mossulmimi, i cili më pas do të pasohej nga një “paqe e drejtë dhe gjithëpërfshirëse”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika