SHBA rithekson mbështetjen për Izraelin

Ndërsa Izraeli vazhdon të zgjerojë operacionet në Gaza, Shtetet e Bashkuara përsëritën thirrjet për mbrojtjen e civilëve

Gjersa Izraeli vazhdon t’i zgjerojë operacionet në Gaza, Shtetet e Bashkuara përsëritën thirrjet për mbrojtjen e civilëve. Ndërkohë, një ekspert ushtarak paralajmëron se misioni i Tel Avivit për të shkatërruar Hamasin mund të jetë pothuajse i pamundur.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) theksojnë se grupi militant Hamas, e jo populli i Gazës, është objektiv i operacioneve të tyre ushtarake, tashmë të zgjeruara.

Ndërsa, njoftimet dhe pamjet e shumta tregojnë dëmet e mëdha në zonat civile, qasja e Izraelit dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara për atë vend po ngjallin shumë kritika.

Në një intervistë për emisionin “This Week” të kanalit televiziv ABC, këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, ripohoi qëndrimin e Uashingtonit.

“Ndihma jonë për Izraelin u nënshtrohet ligjeve të luftës dhe kërkesave që të ndërmerren hapa për të mbrojtur jetët e pafajshme. Këto janë të detyrueshme sa herë transferojmë armë në një vend tjetër”.

Disa të afërm të pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael, kanë shprehur shqetësimin se ofensiva tokësore mund t’i rrezikojë të rrëmbyerit. Sullivan nënvizoi përpjekjet e vazhdueshme për lirimin e pengjeve.

“Jemi të përgatitur të mbështesim pauzat humanitare për lirimin e sigurt të pengjeve. Do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë për të këtë qëllim”.

Lufta për eliminimin e Hamasit është një mision “pothuajse i pamundur”, i cili mund të zgjasë me muaj, tha gjenerali amerikan në pension, Robert Abrams, në një intervistë për kanalin ABC.

“Mbrojtja e Hamasit në një zonë urbane tejet të dendur, ndryshe nga çdo gjë që kemi parë vitet e fundit, do të shkaktojë luftime shumë të ashpra. Njëkohësisht, duhen pasur parasysh përpjekjet e Izraelit që të mos i godasë objektivat ku ndodhen pengjet”.

Abrams foli gjithashtu edhe për çështjet që duhet të trajtohen pas përfundimit të konfliktit ushtarak.

“Hamasi u krijua si rezultat i mungesës së një shteti të veçantë palestinez, një zgjidhje me dy shtete siç është folur më parë. Kjo duhet të jetë pjesë e zgjidhjes kur shtrohet pyetja se si përfundon kjo. Duhet të jetë pjesë e ekuacionit”.

Të dielën, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë tha se sulmet e banorëve ndaj magazinave të saj të ndihmave në Gaza janë një tregues për fillimin e rënies së rendit civil.

Paralajmërimi erdhi pasi Papa Françesku përsëriti thirrjet për armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve, shumë prej të cilëve, besohet se kanë dyshtetësi./VOA

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika