SHBA rrëzon disa dronë iranianë pranë Ngushticës së Hormuzit

Ushtria amerikane ka rrëzuar disa dronë sulmues iranianë pranë Ngushticës së Hormuzit, njoftoi të premten mbrëma Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).

Sipas CENTCOM-it, Irani kishte lëshuar disa dronë sulmues njëkahësh me qëllim që të pengonte lundrimin e anijeve tregtare në afërsi të kësaj rruge detare strategjike, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Në një postim në rrjetin social X, ushtria amerikane bëri të ditur se forcat e saj “i kanë rrëzuar të gjithë dronët gjatë orëve të fundit”, ndërsa trafiku detar nëpër ngushticë ka vazhduar pa ndërprerje.

“Koridori ndërkombëtar tregtar mbetet i hapur për transit”, thuhet në deklaratën e CENTCOM-it.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe gazit, ndërsa çdo tension në këtë zonë monitorohet nga afër nga tregjet dhe fuqitë ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika