SHBA sanksionon kompani kineze për lidhje me Iranin para takimit Trump-Xi

Pak ditë para një takimi të rëndësishëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit kinez Xi Jinping në Pekin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja ndaj disa kompanive kineze për lidhje me Irani.

Të premten, Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi sanksione ndaj katër kompanive, tri prej të cilave me bazë në Kinë, të lidhura me ofrimin e imazheve satelitore që, sipas SHBA-së, mundësuan sulmet iraniane ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Thesarit shpalli sanksione ndaj 10 individëve dhe kompanive, përfshirë disa me bazë në Kinë, për të cilët tha se kanë ndihmuar Iranin të sigurojë armë dhe materiale të nevojshme për ndërtimin e raketave balistike dhe dronëve.

“Sot po mbajmë përgjegjëse entitetet me bazë në Kinë për mbështetjen e tyre ndaj Iranit”, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në një deklaratë të premten.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të shënjestruar entitetet dhe individët nga vendet e treta që ndihmojnë bazën ushtarake dhe industrinë e mbrojtjes së Iranit”, shtoi ai.

Së fundmi, SHBA-ja vendosi sanksione edhe ndaj disa rafinerive kineze për blerjen e naftës bruto iraniane, gjë që shkaktoi reagim nga Kina, e cila urdhëroi kompanitë të mos i zbatojnë ato.

Ministria e Jashtme e Kinës ka deklaruar vazhdimisht se kundërshton “sanksionet e njëanshme që nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare” dhe se do të mbrojë të drejtat e qytetarëve dhe kompanive kineze.

Donald Trump pritet të udhëtojë në Kinë javën e ardhshme.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika