SHBA shpreh skepticizëm për marrëveshjen Iran – Arabi Saudite

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, ka thënë se “ne mirëpresim” marrëveshjen diplomatike mes Iranit dhe Arabisë Saudite, nëse do të çonte në arritjen e paqes në Jemen, ku këto dy fuqi rajonale mbështesin palë të kundërta

Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Kina, për rivendosjen e raporteve diplomatike midis Iranit dhe Arabisë Saudite, por kanë shprehur dyshime nëse Teherani do t’u përmbahet zotimeve të marrëveshjes.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, ka thënë se “ne mirëpresim” marrëveshjen diplomatike, nëse për shembull, do të çonte në arritjen e paqes në Jemen, ku këto dy fuqi rajonale mbështesin palë të kundërta.

“Do ta shohim. Mbetet të shihet nëse iranianët do të respektojnë pjesën e tyre të marrëveshjes. Ky nuk është regjim që zakonisht mban fjalën. Do të donim të shihnim përfundimin e luftës në Jemen dhe kjo marrëveshje të mund të ndihmojë që të arrihet kjo”, ka thënë Kirby.

Derisa i pyetur për ndërmjetësimin e Kinës, Kirby u shpreh se Irani u ul në tavolinë të bisedimeve për shkak të “presionit” jo vetëm nga pakënaqësitë brenda vendit, por edhe nga jashtë.

“Ne sigurisht që e shohim Kinën si shtet që po mundohet të përhapë ndikim kudo në botë për interesat e saj. Por, në fund nëse kjo marrëveshje është e qëndrueshme, nuk ka rëndësi se kush e ka ndërmjetësuar apo kush është ulur në tavolinë….në fund, ne e mirëpresim atë”,

Irani dhe Arabia Saudite pas shtatë vjetësh armiqësi u pajtuan që të rihapin ambasadat dhe misionet e tyre diplomatike si dhe u zotuan se do të respektojnë disa marrëveshje të arritura në të kaluarën në shumë fusha, përfshirë atë tregtare dhe atë të sigurisë.

Arabia Saudite kishte fajësuar Iranin për sulmet me raketa dhe dronë ndaj ndërtesave të naftës më 2019, por edhe për sulmet ndaj cisternave në ujërat e Gjirit Persik. Irani ka mohuar këto akuza. REL

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika