SHBA: Stuhi të mëdha bore godasin perëndimin! Mbyllen rrugët, mijëra njerëz pa energji elektrike
Bora ka mbyllur rrugët, qendrat e skijimit dhe i ka lënë mijëra njerëz pa rrymë nëpër shtëpitë e tyre. Stuhitë e kanë prekur posaçërisht zonën malore Sierra në Nevada, ku erërat kanë arritur deri në 305 kilometra në orë. Njerëzit janë paralajmëruar për “rrezik të madh prej ndonjë orteku”. Parashikuesit e motit u kanë bërë […]
Bora ka mbyllur rrugët, qendrat e skijimit dhe i ka lënë mijëra njerëz pa rrymë nëpër shtëpitë e tyre.
Stuhitë e kanë prekur posaçërisht zonën malore Sierra në Nevada, ku erërat kanë arritur deri në 305 kilometra në orë.
Njerëzit janë paralajmëruar për “rrezik të madh prej ndonjë orteku”.
Parashikuesit e motit u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë aty ku janë përgjatë fundjavës, pasi mund të bllokohen në stuhi nëse lëvizin.
Ndërkohë, në disa pjesë tjera të SHBA-së, vendet si Teksasi po përballen me ekstremin tjetër – zjarret pyjore.















