ShBA-të dënojnë sulmet e orkestruara ndaj Policisë në veri: Autorët do të mbajnë përgjegjësi

"Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm të 24 shtatorit. Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës"

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm sulmet e orkestruara ndaj Policisë së Kosovë, ku mbeti një zyrtar policor i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Në deklaratë e tij, Hovenier ka theksuar se Policia ka përgjegjësi të plotë për zbatimin e ligjit.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm të 24 shtatorit. Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ne e njohim dhe respektojmë rolin e saj si reagimi i parë në situata emergjente dhe krize. Ne vlerësojmë koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), sipas rastit. Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe i dënojmë këto akte të dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të dalin para drejtësisë”, ka thënë Hovenier.

Hovnier ka kërkuar që të ndalen sulmet menjëherë.

Në deklaratë, Hovenier ka shprehur ngushëllimet e tij për policin e vrarë dhe ka përcjellë urimet për shërim të shpejtë për dy policët e plagosur, edhe pse nga Policia dhe kryeministri Albin Kurti kanë njoftuar vetëm për një të plagosur.

“Ata duhet t’i ndërpresin menjëherë sulmet e tyre. Në emër të Shteteve të Bashkuara, Shpreh ngushëllimet e mia të thella për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, i cili u vra në krye të detyrës. Gjithashtu përcjell urimet e mia për shërim të shpejtë për dy oficerët e plagosur”, thuhet më tej.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika