SHBA-të do të dërgojnë 5.5 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën
Buxheti prej 4.5 miliardë dollarësh do t’i ndihmojë Ukrainës në nevoja urgjente, siç janë pagesa e pensioneve, mireqenies sociale si dhe kostot e kujdesit shëndetësor. Gjithashtu edhe Uashingtoni ka ofruar miliarda dollarë në mbështetjen ushtarake dhe të sigurisë. Paketa e armëve prej 1 miliard dollarësh e shpallur nga Pentagoni është paketa më e madhe ushtarake […]
Buxheti prej 4.5 miliardë dollarësh do t’i ndihmojë Ukrainës në nevoja urgjente, siç janë pagesa e pensioneve, mireqenies sociale si dhe kostot e kujdesit shëndetësor.
Gjithashtu edhe Uashingtoni ka ofruar miliarda dollarë në mbështetjen ushtarake dhe të sigurisë.
Paketa e armëve prej 1 miliard dollarësh e shpallur nga Pentagoni është paketa më e madhe ushtarake e vetme nën autoritetin e tërheqjes së Presidentit Joe Biden, duke përfshirë municione raketash me rreze të gjatë dhe automjete të blinduara të transportit mjekësor.
Është raportuar për REUTERS se të hënën e 8 gushtit janë nxjerrë paketat e ndihmës fiskale dhe ushtarake në vlerë prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën.
Në përgjithësi, Shtetet e Bashkuara kanë kontribuar më shumë se 18 miliardë dollarë në Ukrainë këtë vit.
Fondet e reja buxhetore do të ndihmojnë qeverinë ukrainase të mbajë funksionet thelbësore, duke përfshirë ndihmën sociale dhe financiare për popullsinë e varfër në rritje, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe miliona persona të zhvendosur brenda vendit, ndërsa lufta zvarritet.
Fondet janë paguar edhe për punëtorët e kujdesit shëndetësor, mësuesit dhe nëpunësit e tjerë civilë.
“Kjo ndihmë ekonomike është kritike në mbështetjen e popullit ukrainas teksa ata mbrojnë demokracinë e tyre kundër luftës së paprovokuar të agresionit të Rusisë”, tha në një deklaratë Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen.
USAID tha se ishin vendosur masa mbrojtëse të forta nga Banka Botërore, së bashku me mbikëqyrësit e palëve të treta të financuara nga USAID, të ngulitura brenda qeverisë ukrainase për t’u siguruar që fondet të drejtohen atje ku duhet të shkojnë.















