ShBA-të partneri kryesor i Kosovës për eksporte të mallrave

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përveç si aleat strategjik për vendin tonë, janë edhe partneri kryesor për eksport të mallrave të Kosovës në tregjet amerikane

Dinari ka vënë në sprovë marrëdhëniet Kosovë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Amerika mbetet partneri më i rëndësishëm për raporte tregtare me vendin tonë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përveç si aleat strategjik për vendin tonë, janë edhe partneri kryesor për eksport të mallrave të Kosovës në tregjet amerikane.

Në janar të këtij viti, vlera e mallrave të eksportuara me vendet e botës arritën në 20.1 milionë euro, ose 33.4 për qind.

Eksportet e mallrave me këto shtete kanë një shifër simbolike, mirëpo siç bën të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovë, partnerë më të rëndësishëm me vendet e botës për eksport ishin SHBA-të me 14,6 për qind dhe Zvicra me 9,3 për qind në muajin janar 2024.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë se eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 18,4 milionë euro, ose rreth 30,5% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 6,9%.

“Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (8,8%), Italia (4,7%), Holanda (3,1%), etj”, bën të ditur ASK.

Ndërsa, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 164,4 milionë euro, ose 43,3% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10,1%.

“Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12,8%), Greqia (7,2%), Italia (3,7%), etj.”.

Ndërsa, Turqia edhe këtë vit vazhdon të mbetet partner kryesor për import të mallrave.

Vetëm gjatë muajit janar 2024, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 158 milionë euro, ose 41.6 për qind.

“Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15,4%) dhe Kina (11,3%)”, thuhet në raportin ASK-së për Tregti me jashtë.

Ndërsa, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 21.8 milionë euro, ose 36,1 për qind të eksporteve  të përgjithshme, me një rënie prej 16,2 për qind.

“Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (12,4%), Shqipëria (11,8%),  Serbia (6,3%), Mali i Zi (3,9%)”, thuhet në raportin e ASK-së për muajin janar.

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 57,7 milionë euro, ose 15,2% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 5,8 për qind.

“Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (7,6%), Maqedonia e Veriut (4,7%), Serbia (1,9%)”, thuhet në raport.

Ndërkaq, ajo që mbetët shqetësues është se edhe këtë vit ka nis një rënie e vlerës së mallrave të eksportuara në vend.

Eksporti i mallrave në muajin janar të këtij viti kishte vlerën 60.3 milionë euro, ndërsa importi 380 milionë euro, që është një rënie prej 3 për qind për eksport, si dhe një rritje prej 7.4 për qind pwr import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 25,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 19,3% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 13,1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8,3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6,2% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike, etj”, thuhet në raportin “Statistikat e Tregtisë së Jashtme (STJ), Janar 2024”, të ASK.

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 9.9 për qind në muajin janar 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 319,7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 291,5 milion euro në vitin 2023. Sipas ASK-së, eksporti mbulon importin  me 15.9 për qind.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17,2% e përbëjnë produktet minerale; 11,6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,6% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,2% e përbëjnë mjetet e transportit; 9,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre./KSP

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika