Krahas medimeve të të ftuarëve të edicionit të mbrëmjes të së mërkurës në Debat Plus të RTV Dukagjini, është një postim i këshilltarit të Presidentit të SHBA-së Biden, ai që hap një diskutim.

Derek Chollet ka ndarë një koment të tijin pas bisedës me presidentin serb, Vuçiq.

“Është mirë të flas me Presidentin Vuçiq. Ndava zhgënjimin tonë me vendimin e Kosovës për të mos vonuar regjimin e targave; diskutuam përkushtimin tonë për uljen e tensioneve, sigurimin e progresit të dialogut me BE-në/normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe avancimin e eurointegrimit të Serbisë”,  ka shkruar ai.

Good to speak with Pres. Vucic @predsednikrs. Shared our disappointment with Kosovo’s decision not to delay license plate regime; discussed our commitment to reduce tensions, secure EU dialogue progress/normalized Kosovo-Serbia relations, and advance Serbia’s Euro integration.

— Derek Chollet (@CounselorDOS) November 10, 2022

Gjersa ka cituar atë, Dibran Istrefi ka ngritur një pyetje e që është një largim potencial i vëmendjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Problemi është që a po kalon vëmendja e SHBA-ve nga ne tek një kundërshtar i yni?”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se në aspektin ligjor, askush përveç Serbisë nuk mund të kundërshtojë se Kosova po vepron brenda ligjit.

Por se a janë zhgënjyer SHBA-të nga mospranimi i kërkesës së tyre që Kosova të shtyejë afatin për marrëveshjen e implementimit të targave, deputeti I LVV-së, Artan Abrashi ka thënë se Kosova është lavdëruar për konstruktivitetin e saj në dialog.

“Kosova është lavdëruar për konstruktivitetin e saj, ndaj çasjes së dialogut, veprimet pozitive që ka ndërmarrur por është diçka interesant që neve na ka munguar veprimet konkrete”, ka deklaruar Abrashi gjersa ka theksuar se Serbia është kritikuar për mungesën e të gjitha këtyre elementeve.

Ky i fundit ka riktheksuar se Veriu i Kosovës nuk është diçka e re dhe se qeverisjes aktuale i është dashur të mirret me pasojat e vendimeve të qeverisjes së mëhershme.