SHBA thotë se po shqyrton propozimin e fundit iranian për Ngushticën e Hormuzit

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se po shqyrton një propozim të ri të Iranit për zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin global të naftës dhe gazit.

Sipas agjencisë AFP, presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim me këshilltarët e lartë të sigurisë për të diskutuar këtë propozim, pasi Irani i ka dërguar “mesazhe të shkruara” Uashingtonit përmes ndërmjetësit Pakistan, ku ka përcaktuar vijat e kuqe, përfshirë çështjet bërthamore dhe situatën në ngushticë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka konfirmuar se propozimi është “në diskutim” dhe sipas raportimeve ai mund të përfshijë heqjen e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane, ndërsa Irani do të lehtësonte kontrollin mbi ngushticën gjatë bisedimeve më të gjera.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, Reza Talaei-Nik, ka deklaruar se SHBA “nuk është më në pozitë për të diktuar politikën ndaj vendeve të pavarura”, raporton The Guardian.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka thënë për Fox News se propozimi iranian është “më i mirë se sa pritej”, por ka ngritur dyshime nëse ai është i sinqertë, duke theksuar se çdo marrëveshje duhet të garantojë që Irani të mos afrohet drejt armës bërthamore.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika