SHBA: Turqia nuk duhet ta kushtëzojë pranimin e Suedisë në NATO me anëtarësimin në BE

Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e Turqisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian

Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e Turqisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Por, Uashingtoni nuk beson që Ankaraja duhet ta lidhë anëtarësimin e saj në bllokun evropian me pranimin e Suedisë në NATO.

“SHBA-ja për vite me radhë ka mbështetur aspiratat e Turqisë për në BE dhe vazhdon t’i mbështesë ato”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matt Miller.

“Megjithatë, ne nuk besojmë se kjo duhet të jetë pengesë për pranimin e Suedisë në NATO”, shtoi Miller.

Më herët gjatë 10 korrikut, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se BE-ja duhet të hapë rrugën për anëtarësimin e shtetit të tij, para se Parlamenti turk të miratojë aplikimin e Suedisë për t’iu bashkuar NATO-s.

Duke folur përpara nisjes së tij për samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, Erdogan tha se pranimi i Suedisë varet nga zbatimi i një marrëveshjeje të arritur verën e kaluar gjatë samitit të aleancës në Madrid, duke shtuar se askush nuk duhet të presë që Ankaraja të bëjë kompromise.

Qëndrimi i Turqisë për Suedinë mbetet i njëjtë, duke u shprehur se Stokholmi nuk e ka trajtuar sigurinë e Ankarasë me seriozitet.

Ndër vite, Suedia e ka akuzuar dhe kritikuar Turqinë për abuzim dhe shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe standardeve demokratike të jetesës, gjë që ka irrituar politikanët në Ankara.

Ndërsa, në anën tjetër, Turqia pretendon se Suedia është duke strehuar anëtarë të grupeve që autoritetet turke i konsiderojnë terroriste.

Në samitin e NATO-s në Vilnius do të diskutohet për një sërë çështjesh, përfshirë edhe pranimin e Suedisë./REL

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika